Dy burra gjenden pa shenja jete brenda 24 orëve, një në Malishevë dhe një në Gjilan

Dy raste të “Hetim i vdekjes” janë raportua në polici gjatë ditës së djeshme. Një në Malishevë dhe një në Gjilan.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Në Malishevë një burrë është dërguar pa shenja jete në urgjencën e QMF’së. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

“HETIM I VDEKJES- Malishevë / 30.07.2025 – NN. Raportohet se në urgjencën e qendrës së mjekësisë familjare në Malishevë ishte sjellë pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”

Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjilan. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“HETIM I VDEKJES- Gjilan / 30.07.2025 – 07:30.  Është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”