Të mbledhur në sheshet kryesore të kryeqytetit, qytetarët nisën marshimin drejt ZRRE-së për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj shtrenjtimit të rrymës.
Me pankarta në duar dhe thirrje protestuese, ata paralajmëruan se do të bllokojnë rrugët dhe sheshet nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.
“Nuk jemi bankomat”, “KEK-u punon, KEDS-i fiton”, ishin disa nga parullat që u dëgjuan gjatë marshit.
Protesta nisi me disa fjalime të mbajtura nga organizatorët dhe përfaqësuesit e qytetarëve.