Drejtori i Odës Amerikane takon Ambasadorin Grenell

Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin Richard Grenell, i dërguar i posaçëm presidencial për misione speciale të Shteteve të Bashkuara dhe Drejtor i Përkohshëm Ekzekutiv i Qendrës Kennedy.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

“E vlerësova mundësinë për të diskutuar perspektivat për rritje ekonomike dhe angazhim më të fortë ekonomik të SHBA-së në Kosovë dhe në rajon më gjerë”, tha Zeka, duke theksuar se ambasadori Grenell luajti një rol kyç në Marrëveshjen e Uashingtonit.

Marrëveshja e Uashingtonit e vitit 2020 e nënshkruar nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump, shënoi një moment historik të rëndësishëm në promovimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *