Sipas raportimeve, i dyshuari u paraqitë në selinë e policisë në Bielefeld në mbrëmjen e së enjtes i shoqëruar nga avokati i tij. Ai do të dalë para gjykatësit të premten. Akuzat janë të rënda: Ai po hetohet për katër akuza për vrasje të mbetur në tentativë në lidhje me lëndime të rënda trupore.
Pas të shtënave para gjykatës së qarkut Bielefeld të mërkurën, policia e kërkoi publikisht duke përdorur një foto.
Rreth orës 13:40 të së mërkurës, katër persona u qëlluan, disa të plagosur rëndë, pranë Gjykatës Rajonale të Bielefeldit: dy 25-vjeçarë, një 23-vjeçar dhe një 63-vjeçar. Raportet se njëri prej tyre ka vdekur janë të pavërteta. Policia konfirmoi të enjten në mbrëmje se gjendja e të gjithë të lënduarve ishte stabile.
Ende është e paqartë se përse janë qëlluar të shtënat: autori i dyshuar mund të ketë dashur hakmarrje. Ai mësohet se ka qëlluar familjarët e vrasësit të dyshuar të vëllait të tij.WDR