Don Xhoni ngacmon sërish Loredana Bratin në rrjete sociale, ndjekësit dyshojnë për një romancë mes tyre!

Reperi i njohur Don Xhoni duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet kur bëhet fjalë për Loredana Bratin.Ai ka lënë sërish një koment në videon e saj të fundit në “TikTok”, duke ndezur edhe një herë dyshimet për një afrimitet në rritje mes tyre.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Kjo nuk është hera e parë që Don Xhoni shfaq interes publik ndaj Loredanës. Komenti i tij i mëparshëm kishte marrë vëmendje të madhe në rrjet, duke nxitur spekulime për një flirt të mundshëm mes tyre.

Kjo lëvizje e fundit po shihet nga ndjekësit si një përpjekje e qëllimshme për të rifituar vëmendjen, apo ndoshta edhe zemrën e influencueses së njohur.

Ndërkohë, fansat nuk kanë humbur kohë për të komentuar në mënyrë masive poshtë videos, me shumë prej tyre që i bëjnë thirrje çiftit të mundshëm ta bëjnë publike marrëdhënien, nëse ekziston një e tillë.

Të tjerë e shohin këtë si një lojë tipike “showbiz-i”, që i mban të gjithë sytë nga ta. TCH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *