Dita e dëshmorëve në Prishtinë. Presidentja Osmani vendosi kurora lulesh te varrezat në Velani

Me rastin e ditës së dëshmorëve të UÇK- së në Prishtinë, Presidentja Vjosa Osmani ka bërë homazhe te varrezat në Velani. 

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

E para e shtetit kujtoi kontributin e secilit dëshmor që ra për ta parë Kosovën të lirë, të pavarur dhe demokratike. “Dëshmorët janë themeli i lirisë sonë. Kujtimi për ta nuk është vetëm nderim, por zotim se do të punojmë çdo ditë për një shtet të drejtë, të barabartë dhe dinjitoz, ashtu siç e ëndërruan ata”, theksoi Presidentja.

Osmani tha se kjo ditë na kujton vlerat për të cilat ranë dëshmorët tanë dhe se kujtimi për ta është i përhershëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *