Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të xhudos.
Kampionia olimpike e mposhti në çerekfinale holandezen Naomi Van Krevel, shkruan “Gazeta Express”.
Paraprakisht, garuesja kosovare në të tetën e finales me lehtësi e kishte eliminuar serben Milica Nikolic, ndërsa rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Kështu, “Disi” po shkon me hapa të sigurt drejt medaljes në Kampionat Evropian, i cili po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.
Kurse, garuesja tjetër kosovare, Laurine Gashi, po ashtu në kategorinë deri në 52 kilogramë, u ndal në meçin e parë pasi u mposht nga portugezja Raquel Brito.
Akil Gjakova dhe Dardan Cena, dy garues të tjerë të Kosovës, do të garojnë nesër në kategorinë deri në 73 kilogramë.