Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka arritur të kualifikohet në finale të Grand Prix Upper Austria që po mbahet në Linz, Austri, në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Distria ka arritur fitore pas fitoreje gjatë ditës së sotme, duke filluar nga raundi i dytë, duke kaluar me sukses në çerekfinale dhe më pas në gjysmëfinale.
Fillimisht, ajo mposhti me ippon amerikanen Jenna Schurr në raundin e dytë, dhe më pas e mundi serben Nikolina Nisavic në çerekfinale po ashtu me ippon.
Në gjysmëfinale, Distria u përball me hungarezën Reka Pupp, të cilën e mundi me ‘waza-ari’ pa shumë vështirësi.
Pas këtyre fitoreve, Distria ka siguruar një vend në finale dhe tashmë ka siguruar medaljen e argjendtë. Ajo do të ndeshet për medaljen e artë me japonezen Iroha Oi.