Diskutojnë për sundimin e ligjit

 Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë,Olivier Guérot. Gjatë këtij takimi,  Kryeprokurori Isufaj dhe ambasadori francez kanë zhvilluar diskutime të frytshme lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me  forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës. Konkretisht në këtë takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në mes Prokurorisë Speciale dhe shtetit të Francës, përmes Ambasadës Franceze në Prishtinë, si dhe për mbështetjen e këtij shteti në ruajtën e pavarësisë institucionale.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *