Diplomojnë 344 rekrutë të Forcës së Sigurisë së Kosovës 

Kryeministri Albin Kurti, mori pjesë sot në ceremoninë e diplomimit të 344 rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që u mbajt në Komunën e Ferizajt.  Në adresimin e tij, ai e quajti të veçantë këtë ceremoni të diplomimit, sepse po ndodhë pikërisht në muajin e lavdisë sonë kombëtare, në muajin mars që nis me Epopenë e UÇK-së dhe përmbyllet me ndërhyrjen e NATO-së në Kosovë.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

“Diplomimi juaj sot në fund të muajit mars, vjen si një kapitull i ri pas lavdisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndërhyrjes së Aleancës Veri-Atlantike, vjen si vazhdim i amanetit për mbrojtje të atdheut dhe kontributit për paqe. Uniforma të cilën do ta bartni nga sot, është nder i posaçëm dhe përgjegjësi e madhe. Ajo është dëshmi e gjakut të dëshmorëve, që u flijuan dhe frymëzim për të ndërtuar të ardhmen. Prandaj, kujdesuni fort për të, ruajeni e nderojeni duke mbrojtur demokracinë dhe vlerat e saj”, tha kryeministri Kurti.

Duke ju drejtuar rekrutëve të rinj të FSK-së, ai tha se ju jeni garanca më e fuqishme që populli i Republikës sonë do të jetojë në paqe, integriteti territorial do të jetë i pacenueshëm dhe sovraniteti i paprekshëm. Në funksion të realizimit të këtij vizioni mbështetja e qeverisë do të jetë e padiskutueshme, sepse e tillë është vendosmëria jonë për të ndërtuar kapacitetet tona mbrojtëse, ka thënë Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *