Dhunë në familje në Istog – Arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Istog janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, dyshohet se ishin përleshur në mes vete.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Ne njoftim thuhet se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt, thuhet ne njoftim.

“DHUNË NË FAMILJE

Istog 01.04.2025-22:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, dyshohet se ishin përleshur në mes vete. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt’’, thuhet në raportin e PK-së.