DhTIK prezanton para bizneseve holandeze, mundësitë për investime në Kosovë

Në kuadër të përpjekjeve të saj për të promovuar Kosovën, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, përmes koordinatorit të saj për Holandë, Albert Telaku, ka prezantuar para një numri të madh të bizneseve nga ky vend, mundësitë që i ofron vendi ynë për investitorët.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Në “MVO 2025 – Plan B in One Day”, e cila u organizua në Utrecht, bizneset holandeze janë informuar rreth kushteve për investime në një numër të madh të sektorëve ekonomik.

Promovimi i Kosovës në Holandë vjen në kohën ku shumë biznese nga ky vend, po shqyrtojnë mundësinë e zgjerimit ose zhvendosjen, shkaku i kostove të larta, ligjeve të reja të pafavorshme, rritjen e çmimit të energjisë, taksave dhe pasigurisë ekonomike.

Këto zhvillime negative kanë bërë që shumë biznese nga Holanda të zgjerojnë interesimin e tyre edhe në Ballkanin Perëndimor, saktësisht në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Malin e Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *