Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, e ka pritur me shqetësim të madh, paralajmërimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për rritjen e çmimit të rrymës për 15%. Ky vendim konsiderohet se është bërë pa konsulta të duhura me bizneset dhe pa një analizë të duhur për pasojat që mund të sjellë kjo rritje tek prodhuesit vendës. Rritja e serishme prej 15%, po ndodh vetëm dy vjet pasi një rritje e tillë ishte bërë nga ZRRE dhe pasojat e saj vazhdojnë të jenë të pranishme tek bizneset. Një ngritje e tillë e çmimit, e bënë sektorin privat në Kosovë më të pafavorshëm ndaj konkurrencës që vjen nga jashtë dhe kjo mund të përcillet me pasoja të tjera, siç janë: ulja e prodhimit dhe e numrit të punëtorëve, thuhet në reagimin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.
Dhoma e tregtisë kërkon nga Kurti që të mos lejojë rritjen e çmimit të energjisë

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!