Shpërthim në Zveçan

Një shpërthim është dëgjuar në mesnatë në Zveçan. Dyshohet se sulmi ka ndodhur te posta apo ish- objekti i bankës së kursimeve të Serbisë rreth ores 00:30. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa vërehet prezencë e shtuar e forcave të policisë të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Lajmi është konfirmuar edhe nga zëvëndësdrejtori i policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani. Elshani pohoi se nuk ka të lënduar duke ndarë informacionet bazike rreth incidentit.“Kemi informacion për një detonim që është dëgju te ndertesa e postës në zvecan rreth orës 00.30. Jemi në vend të ngjarjes, ndërsa nuk ka të lënduar”, ka thënë ai për medie. Foto: Veriu. Info

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *