Për herë të 43-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Edhe këtë herë kryesuesi i seancës, Avni Dehari kërkoi nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati as kësaj here nga PDK, LDK, e AAK.
Në votimin për Komisionin për votim të fshehtë nga 99 deputetët sa ishin në sallë, 55 votuan për, kundër dhe abstenim nuk pati.
Seanca vazhdon me 9 korrik nga ora 11:00.