Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurve: Xh.S.Sh.R., M.B., F.G., për veprat penale grabitja.
Të pandehurit Xh.S., i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vjet, si dhe dënim unik me gjobë në shumë prej tremijë (3.000) euro; të pandehurit Sh.R., i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej tetë (8) vjet, si dhe dënim unik me gjobë në shumë prej njëmijë (1.000) euro; M.B., i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vjet, si dhe dënim unik me gjobë në shumë prej pesëqind (500) euro; F.G., i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) vjet, si dhe dënim me gjobë në shumë prej pesëqind (500) euro. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh.