Delegacioni i BQK-së zhvillon takime të rëndësishme në selinë e FMN-së 

Në takim me ekipin e Departamentit për Tregjet e Parasë dhe Kapitalit në FMN të kryesuar znj. Jennifer Elliot, Këshilltare Rajonale në Departamentin për Tregjet e Parasë dhe Kapitalit në FMN, delegacioni i BQK-së i kryesuar nga Guvernatori Ismaili ka diskutuar mbi ecurinë e rekomandimeve të dhëna nga misionet paraprake të FMN-së. Në veçanti, u diskutua për vazhdimin e mbështetjes së FMN-së në fushat e mbikëqyrjes bankare, të sigurimeve dhe pensioneve, stabilitetit financiar, sigurisë kibernetike, si dhe avancimin e kornizës institucionale dhe ligjore të BQK-së.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Gjithashtu, delegacioni i BQK-së u prit edhe nga drejtuesit më të lartë të Institutit për Zhvillimin e Kapaciteteve (ICD) në FMN, i kryesuar nga Drejtori z. Dominique Desruelle me ekipin e tij, ku diskutimet u fokusuan në mundësinë e mbështetjes së BQK-së për rishikimin dhe zhvillimin e modeleve makroekonomike të përshtatura për nevojat e sektorit real dhe financiar në Kosovë, me qëllim forcimin e analizave për politikëbërje dhe parashikim ekonomik, si dhe ngritjen e kapaciteteve njerëzore në këtë fushë.

 Në kuadër të vizitës zyrtare në Washington D.C., delegacioni i BQK-së do ketë edhe takime bilaterale me drejtuesit e institucioneve partnere ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *