Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në mbështetje të ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë për akuzat nga Gjykata Speciale.
Kryeministri e ka shoqëruar postimi ne tij me nje foto ku Thaçi shfaqet me një mesazh:
“Unë jam i privuar përkohësisht, por populli im është i lirë përjetësisht.”
Ndërkohë që Rama shkruan:
“Shumë e vërtetë, Komandant. Çka s’është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare”, ka shkruar Rama.
Postimi i Ramës vjen pas deklaratave të Thaçit, i cili mbrëmë në një intervistë me shkrim për mediat kosovare tha se Shqipëria është në drejtimin e duhur dhe sipas tij Rama po bën historinë europiane të shqiptarëve.
“Shqipëria sot, është në drejtimin e duhur, e destinuar të ketë të ardhme të sigurt perëndimore. Edi po e transformon dhe emancipon Shqipërinë dhe shqiptarët. Edi po e bën historinë evropiane të shqiptarëve”, u shpreh Thaçi për mediat kosovare.EA