Kur janë numëruar 44 nga 188-të kutitë ku janë votat e 63 mijë kosovarëve në diasporë, rezultati aktual nuk përkon me rezultatin që kemi parë në përqindjet e publikuara nga votimi në përfaqësi diplomatike.
Megjithatë në rezultet e sotme, Lévizja Vetvendosje që nga votimi në diasporë mori mbi 80% të votave,tashmë ka rënë për 30%.
Nga procesimi i të dhënave prej 44 vendvotimeve nga 188 sa janë gjithësej, LVV-ja prin me 5970 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës është e dyta në procesin e votimit me postë me 3535 vota apo 29.19 për qind. Partia Demokratike e Kosovës është e treta me 8.09 për qind, ndërsa koalicioni AAK-Nisma i katërti me 5.86 për qind.
Pas përfundimit të numërimit të votave nga diaspora dhe përfaqësitë diplomatike, KQZ do të fillojë numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta. Ky proces pritet të zhvillohet në ditët në vijim, me qëllim që të përmbyllet sa më shpejt dhe të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.