Çka ndodh me Kosovën kur Evropa zhvendos vëmendjen? 

Këtë mendim ndan edhe Hikmet Karçiq, bashkëpunëtor hulumtues në Universitetin e Sarajevës dhe autor i librit “Torturë, poshtërim, vrasje: Brenda sistemit të kampit serb të Bosnjës”.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Zhvendosja e vëmendjes mund të krijojë boshllëqe në siguri, sipas tij.

“Çdo dhunë që ndodh në rajon, ka potencial të përhapet nga një vend në tjetrin – në Bosnje, Kosovë, Mal të Zi, Serbi, Maqedoni të Veriut. E kemi parë këtë edhe në të kaluarën. Por, viteve të fundit ka qenë fokusi i Perëndimit, i NATO-s, ai që e ka mbrojtur rajonin”.

“Në Kosovë, për shembull, prania e trupave të huaja është arsyeja kryesore përse Serbia nuk ka bërë përpjekje – përveç para gati dy vjetësh në Banjskë – ta sulmojë fizikisht atë”, thotë Karçiq për Exposenë. Jeta Loshaj, hulumtuese në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, pret që rajoni i Ballkanit të mbetet në radarin e Evropës dhe të zërë vend në secilin plan për mbrojtje që ajo bën.

Këtë, sipas saj, e dëshmon edhe vizita që bëri shefi i NATO-s në Kosovë, e paraprakisht edhe në Bosnje.

“Nuk e dimë ende nëse forcat [evropiane] do të vendosen në Ukrainë. Por, nëse një vendim i tillë merret, i bie që Evropa ka investuar në forcat e veta ushtarake. E kemi parë edhe planin për ndarjen e 800 miliardë eurove për mbrojtje. Mendoj se aty do të përfshihej edhe Kosova”, thotë Loshaj për Exposenë.

Loshaj u sugjeron institucioneve të Kosovës të mbeten në komunikim të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë – qoftë me NATO-n si tërësi, apo edhe me shtetet e saj veç e veç.

Ajo e vlerëson në mënyrë të veçantë nismën për bashkëpunim ushtarak që u ndërmor së voni nga Kosova, Shqipëria e Kroacia.

“[Ajo] dërgon një mesazh se Kosova është gati për të gjetur mënyra jo vetëm për të forcuar kapacitetet e saj, por edhe për të reflektuar ndaj situatave të tanishme gjeopolitike”, thotë Loshaj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili synon një mandat të ri qeverisës, premtoi këtë javë mbi një miliard euro buxhet për Forcën e Sigurisë së vendit dhe përsëriti se Kosova do ta ndërtojë fabrikën e saj të municioneve dhe dronëve ushtarakë.REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *