Chelsea në majat e botës, deklason PSG-n

Chelsea është fituese e Kupës së Botës për Klube pasi në finale mundi PSG-n, me rezultat 3-0, të dielën mbrëma në MetLife Stadium të New Yorkut.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Londinezët bën një superparaqitje përballë kampionëve në fuqi të Evropës.

Chelsea qysh në pjesë e parë siguroi fitoren pasi realizoi tri gola.

Njeriu i ndeshjes padyshim ishte Cole Plamer, i cili shënoi dygolësh në minutën e 22-të dhe 30-të. Goditjen e tretë dhe të fundit parisienëve ua dha Joao Pedro në minutën e 43-të, duke shënuar për epërsinë 3-0, rezultat më të cilin edhe u mbyll pjesëloja e parë.

Edhe fraksioni i dytë, prodhoi sfidë interesante, me disa raste të mira, megjithatë, Chelsea mirë e kontrolloi lojën dhe në fund festoj trofeun e Botërorit të Klubeve, e para e këtij lloji që u mbajt SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *