Fjalimi tradicional i një presidenti të SHBA-së në Kongres, këtë herë me Donald Trump ishte krejt ndryshe: Gjatë fjalimit që zgjati 100 minuta, demokratët protestonin, republikanët kundërshtonin.
Gjashtë javë pas marrjes së detyrës, presidenti i SHBA-së, Donald Trumpishte shumë i ashpër në fjalimin e tij të parë në Kongres. Fjalimi i tij ishte përplot me vetëlavdërime dhe sulme ndaj kundërshtarëve politikë. As demokratët e pranishëm nuk i treguan Trumpit respektin tradicional për presidentin.
Ai foli për disa tema me rëndëssi. Negociatat e paqesmeUkrainënmegjithatë mund të përfundojnë me marrëveshje. Trump tha, se nuk ka hequr dorë plotësisht nga ambiciet e tij si paqebërës. Ai nuk përmendi as mundësinë e largimit nga NATO-ja. Përkundrazi: skandali në Shtëpinë e Bardhë të premten e kaluar, kur ai akuzoi presidentin ukrainas Zelensky si mosmirënjohës, as që u përmend fare.
Në vend të kësaj, Trump citoi gjerësisht një letër nga Volodymyr Zelensky ku ai shpreh gatishmërinë për nënshkrimin e marrëveshjes për mineralet e rralla. Trump tha se ka marrë sinjale të ngjashme nga Moska: Rusia është e gatshme, sipas tij, për paqe. “Është koha për t’i dhënë fund luftimeve të pakuptimta,” tha presidenti.
Por ende mbetet e paqartë se si ai dëshiron ta bëjë këtë dhe cili do të jetë roli i Evropës, në planet e Trumpit. Republikani përsëri pretendoi se SHBA kishte shpenzuar qindra miliarda më shumë për Ukrainën. Një nga të pavërtetat dhe ekzagjerimet e tij të shumta atë mbrëmje.
Vështirë që ka ndonjë masë më kontestuese në mandatin e dytë të shkurtër të Trumpit, sa krijimi i DOGE – e ashtuquajtura Ministria e Efiçencës së Qeverisë me drejtues Elon Musk. Rreth gjysma e republikanëve e duartrokitën shumë miliarderin e teknologjisë, i cili në fakt kishte veshur një kostum për të festuar këtë ditë. Javët e fundit DOGE ka pushuar nga puna dhjetëra mijëra punonjës të qeverisë, për shembull në Departamentin e Punëve të Jashtme, si dhe në Departamentin e Çështjeve të Veteranëve.
Sondazhet tregojnë se shumë amerikanë janë të pakënaqur me këto shkurtime dhe me rolin e Elon Musk.
Por Trump nuk përmendi pushimet nga puna. Në vend të kësaj, Trump tha se Musk dhe punonjësit e tij kanë parandaluar humbje të mëdha të parave.
Për shembull, sipas tij, administrata Biden shpenzoi tetë milionë dollarë për t’i bërë “minjtë transgjinorë”. Trump deklaroi gjithashtu se ka mijëra përfitues të ndihmave, që janë mbi 120 vjeç. Trump lavdëroi shumë DOGE dhe Musk, ndërsa kulmi ishte fjalia ironike: “Koha e sundimit nga burokratët e pazgjedhur ka mbaruar”.
Për shumicën e amerikanëve, kostoja ende e lartë e jetesës mbetet çështja më e rëndësishme. Sondazhet tregojnë se ata do të donin që presidenti i tyre i ri të bënte më shumë për t’i ulur çmimet. Shumë njerëz e votuan pikërisht për këtë arsye. Por ata që kanë shpresuar se do të vijnë zgjidhje të shpejta u zhgënjyen.
Fjalimet si në fushatë
Fjalimi zgjati një orë e 40 minuta – duke përfshirë duartrokitje dhe ndërprerje të shumta. Ishte ky fjalimi më i gjatë në Kongres në 60 vitet e fundit. Trump sërish foli për emigrantët kriminelë nga vendet fqinje, si Kanadaja dhe Meksika, që “nuk po bëjnë mjaftueshëm për të luftuar kontrabandën”, deri tek transgjinorët dhe pjesëmarrjen e tyre në gara sportive. Ai foli edhe për Gjirin e Amerikës dhe OBSH, dekretin e tij për gjininë që sipas tij ka vetëm burra dhe gra. Edhe Groenlanda është ende në listën e dëshirave të Trumpit: “Ne do ta arrijmë atë. Në një mënyrë apo tjetër”.
Joe Biden ka kohë që ka dalë në pension, por Trump nuk ka mbaruar ende me të. Ai e quajti demokratin “presidentin më të keq në historinë e SHBA” dhe e fajësoi atë për gjendjen “katastrofike të ekonomisë dhe inflacionin e lartë”.
Kundërshtimet e demokratëve
Për dekada të tëra në Kongres mbretëron rregulli që fjalimet presidenciale janë mbipartiake. Jini mikpritës të mirë, dëgjoni dhe madje duartrokitni edhe nëse nuk jeni plotësisht të bindur, ishte rregulli i pashkruar. Por kjo ndoshta mori fund. Madje para se Trump të fillonte të fliste, përfaqësuesja demokrate Melanie Stansbury mbajti para kamerave një parullë ku shkruante: “Kjo nuk është normale”.
Ndërsa përfaqësuesin demokrat Al Green e larguan nga Kongresi pasi bërtiste papushim. Shumë demokratë mbanin edhe parulla të tjera si “Gabim” apo “Musk vjedh”. E shumë prej tyre nuk e duartrokitën fare presidentin e ri.
Presidenti u ndërpre vazhdimisht nga demokratët, gjë që ndoshta inkurajoi edhe më shumë Trumpin që të provokojë. Për shembull, ai i quajti demokratët “radikalë majtistë”.
Pas fjalimit të fundit të Trumpit në Kongres në vitin 2020, kryetarja e atëhershme e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, grisi me shumë dëshirë dorëshkrimin e tij. Më pas ajo u akuzua për mosrespektim, ndërsa kjo tani ishte një shkallë tjetër e pakënaqësive dhe akuzave të ndërsjella. DW