Eugen Cakolli nga KDI situatën në Kuvend e ka quajtur kapje të procesit. Këto komente Cakolli i ka bërë pas dështimit të krijimit të komisionit për votim të fshehtë të kryeparlamentarit, propozim që ka ardhur nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, duke thënë se kur diçka e tillë dështon, duhet të zbatohet votimi publik.
‘‘Sepse, seanca nuk mund të pezullohet në mënyrë të njëanshme nga një rol me mandat të kufizuar procedural, e aq më pak kur tashmë është devijuar nga rendi i ditës. Kryesuesi nuk është as vendimmarrës politik, as negociator, por ka vetëm detyrën ta përmbyllë konstituimin’’, ka thënë ai mes tjerash.
Tutje, ai ka thënë edhe Çdo shmangie dhe instrumentalizim i procedurës për të zvarritur procesin është abuzim procedural që cenon funksionimin demokratik të Kuvendit.