Propozimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike 15 për qind ka ngjallur shqetësim te bizneset në Kosovë, të cilat thonë se kjo barrë e re do të ndikojë drejtpërdrejt në prodhim dhe konsum.Përfaqësuesit e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë thanë se kjo rritje e çmimit të energjisë do të ketë ndikim edhe në rritjen e çmimeve të produkteve dhe kërkojnë masa lehtësuese nga qeveria, përfshirë heqjen e përkohshme të TVSH-së për energjinë elektrike. Sipas tyre, liberalizimi i tregut do t’u japë bizneseve më shumë alternativa për furnizim me energji, por ky proces nuk do të jetë i lehtë. Ata kërkojnë që qeveria të heqë TVSH-në për energjinë elektrike, të paktën për një periudhë të caktuar për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimeve.EO
Bizneset kundër shtrenjtimit të rrymës

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!