Begaj pret Përfaqësuesen e Lartë të BE-së

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi sot një takim me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë të Bashkimit Evropian, njëherazi Nënpresidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Në fokus të bisedës ishin procesi i zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, ecuria e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim, si dhe roli i vendit në politikën e jashtme dhe bashkëpunimin rajonal.

Presidenti Begaj shprehu mirënjohje për angazhimin e institucioneve evropiane në drejtim të integrimit të rajonit dhe e cilësoi zgjerimin e BE-së si mjet gjeopolitik për sigurinë dhe stabilitetin. Ai theksoi përkushtimin e Shqipërisë për të vijuar reformat, hapjen e kapitujve të mbetur brenda këtij viti dhe përmbylljen e procesit teknik deri në vitin 2027, me synimin për anëtarësim të plotë në vitin 2030.

Në takim u diskutua gjithashtu për mbështetjen financiare të BE-së në kuadër të Planit të Rritjes, si dhe për përputhjen e qëndrimeve të Shqipërisë me politikat e sigurisë dhe mbrojtjes të Unionit. Presidenti Begaj nënvizoi se entuziazmi i qytetarëve shqiptarë për integrimin në BE mbetet ndër më të lartët në rajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *