BE-ja miraton kundërmasa për tarifat e SHBA-së

Bashkimi Evropian ka miratuar masat e para për t’iu kundërpërgjigjur tarifave të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump. Me masat e miratuara, blloku shënjestron produktet amerikane në vlerë prej 20 miliardë eurosh përfshirë sojën, motoçikletat dhe produkte të bukurisë.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Tarifat deri në 25 për qind janë hakmarrje për tarifat e SHBA-së ndaj çelikut dhe aluminit të vendosura muajin e kaluar – ndërsa masat e Evropës ndaj tarifave të fundit, që Trump i shpalli më 2 prill, ende nuk janë ndërmarrë.

Këto kundërmasë mund të pezullohen në çdo moment, nëse SHBA-ja pranon një marrëveshje të drejtë dhe të balancuar”, tha Komisioni Evropian në një deklaratë të lëshuar pas miratimit të masave nga shtetet anëtare të BE-së.

Tarifa e re do të nisë së zbatuari më 15 prill, tha KE-ja.

“BE-ja e konsideron tarifat e SHBA-së të pajustifikueshme dhe dëmtuese, duke shkaktuar dëm ekonomik për të dyja palët, si dhe për ekonominë globale”, shtoi KE-ja.

Brukseli theksoi se dëshiron një marrëveshje që “do të ishte e balancuar dhe me përfitime reciproke”.

Trump ka vendosur gjithashtu një tarifë prej 25 për qind për importet e automjeteve nga BE-ja, dhe ka shënjestruar bllokun me tarifa reciproke prej 20 për qind që hynë në fuqi sot.

Një zëdhënës i BE-së tha përgjigja ndaj tarifave të reja të SHBA-së do të bëhet publike javën e ardhshme.

E miratuar nga 26 shtete të BE-së – Hungaria nuk votoi kundër – lista e produkteve të shënjestruara është e orientuar kryesisht drejt shteteve që udhëhiqen nga republikanët e Trumpit.

Produktet e përfshira janë produktet e pulës, mistri, frutat dhe arrat, druri, motoçikletat, plastika, tekstili, pikturat dhe pajisjet elektrike.

Burboni, që ishte në një listë të mëhershme, është hequr nga BE-ja pas presionit nga eksportuesit e mëdhenj të verërave nga Franca dhe Italia, që kanë shprehur frikën se Trumpi do të bëjë realitet kërcënimin e tij për vendosjen e një tarife prej 200 për qind ndaj pijeve evropiane.

Masat e miratuara të mërkurën nga BE-ja janë të ndara në dy pjesë.

Së pari, BE-ja do të lejojë që një sërë tarifash që datojnë nga mandati i parë i Trum-it – por që u pezulluan – të rikthehen në fuqi dhe ato do të nisin zbatimin nga e marta e ardhshme.

Hapi i dytë përfshin listën e re të produkteve që do të shënjestrohen me tarifa, shumica e të cilave do të hyjnë në fuqi muajin e ardhshëm, ndërsa disa do të realizohen në dhjetor. REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *