BE e shqetësuar me vendimin e Trumpit për tarifat e makinave

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka shprehur shqetësim për vendimin e SHBA-së për të vendosur tarifa mbi eksportet e automobilave të BE-së.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Ajo tha se tarifat janë taksa të këqija për bizneset dhe për konsumatorët, në SHBA dhe BE. “Më vjen shumë keq për vendimin e SHBA-së për të vendosur tarifa mbi eksportet e automobilave të BE-së. Tarifat janë taksa – të këqija për bizneset, më keq për konsumatorët, në SHBA dhe BE. BE-ja do të vazhdojë të kërkojë zgjidhje të negociuara, duke ruajtur interesat e saj ekonomike”, tha ajo.

Presidenti i SHBA Donald Trump ka njoftuar taksa të reja të importit prej 25% për makinat dhe pjesët e makinave që vijnë në SHBA.

Presidenti pretendoi se masa do të çonte në “rritje të jashtëzakonshme” për industrinë e makinave, duke premtuar se do të nxiste vende pune dhe investime në SHBA. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *