Bajrami: Partitë të marrin pjesë në takimin me Presidenten Osmani

Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas dështimit të radhës së seancës konstituive të Kuvendit, ka thënë se propozimi i LDK-së është alternativa për të dalë nga situata aktuale dhe se tjetër nuk ka, shkruan Gazeta Express

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Bajrami po ashtu ka thënë se shpreson që partitë e tjera të marrin pjesë në takimin e thirru nga presidentja Vjosa Osmani.

Tutje, ajo ka thënë se VV-ja i ka edhe 13 parti parlamentare të cilave nuk u ka bërë ftesë si LDK-së, kështu që ajo i ka alternativat në dorë.

‘‘Nuk kemi propozim tjetër, në fakt siç duket situata politike në Kosovë, nuk ka një alternativë tjetër për të dalë prej kësaj situate, për arsyen e thjeshtë që, as LVV-ja e koalicioni i tyre nuk i kanë votat, dhe ne kemi pranuar me sinqeritet që as partitë e deri djeshme opozitare, nuk i kanë numrat. Kështu që për të ecur përpara kjo është alternativa të cilën ne e kemi vendosur në tavolinë. Shpresojmë që partitë politike të jenë prezentë në takimin e ftuar nga Presidentja. LVV i ka edhe 13 parti të tjera parlamentare të cilave nuk u ka bë ofertë siç i ka bë LDK, andaj janë ata që i kanë alternativat në dorë’’, ka thënë ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *