Deputetja Hykemte Bajrami tregoi se importi i energjisë në muajin qershor të këtij viti është rritur për 800% krahasuar me muajin maj.
Kjo rritje, sipas Bajramit, ka qenë një faktor kyç në rritjen e qarkullimit të energjisë, duke theksuar se kjo ka ndodhur në një kohë kur çmimi për 1MWh energji që KESCO e blen prej KEK-ut është vetëm 29.6 Euro.
Në krahasim, kur KESCO blen energji nga furnizues si NOA, çmimi mund të jetë dhjetëra herë më i lartë. Bajrami solli si shembull rastin e dhjetorit të vitit 2024, kur Kosova pagoi 798 Euro për transportin e 1MWh energji.
Postimi:
Një shembull për rritjen e qarkullimit:
Në qershor të këtij viti importi i energjisë është rritë për 800% krahasuar me muajin maj. Qarkullimi është rritë në qershor gjithashtu sepse derisa 1MWh që KESCO e blen prej KEK-ut kushton vetëm 29.6 Euro, kur KESCO blen nga NOA e të tjerët çmimi mundet me qënë dhjetëra herë me i lartë. Të gjithë e kemi pa rastin kur në dhjetor vitit 2024 Kosova ka pagu 798 Euro vetëm për transport të 1 MWh.
Ky është qarkullimi e zhvillimi që ka sjellë LVV.