Bajrami: Kaosi i tillë institucional iu konvenon keqbërësve

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami,para gazetarëve në hollin e Kuvendit kur doli nga salla plenare pas dështimit të 36-të për t’u konstituuar Kuvendi i Kosovës, ka thënë se mbi 1300 biznese në vend janë në kaos sa i përket furnizimit me energji, pas vendimit të ZRRE-së për kalimin në treg të hapur energjetik.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

“Tashmë e dini çka po ndodhë në komplet sektorin e  energjisë, ka ndodhur dyfishim i faturave të energjisë elektrike i kemi 1300 biznese që janë komplet në kaos  sa i përket furnizimit me energji që po refuzojnë të nënshkruajnë kontrata me furnizuesin e fundit dhe nuk e dinë se çka do të ndodhë pas 60 ditësh kur i kalon afat i furnizimit të KEK-ut si furnizues i mundësisë së fundit”, tha ajo.

Ka folur edhe për një tender në vlerë prej 137 milionësh që sipas saj, që KEK-u e ka shpallur me më 22 janar për modernizim e rehabilitim të “Kosova A3”.

“Ajo që do të flasë sot është një tender prej 137 milion euro me negociata i shpallur nga KEK-u me 22 janar të këtij viti. Bëhet fjalë për 137 milion euro për modernizim dhe rehabilitim të “Kosova A3”. Merreni me mend KEK-u e ka shpallur këtë tender dhe nuk ka studim të fizibiliteti. Arsyeshmëria që  këtë tender ta bëjnë me negociata thuhet se është tejet voluminoz dhe operatori ekonomik nuk ka bërë studim të fizibilitetit, ftohen kompanitë të konkurrojnë dhe KEK-u nuk e di se çfarë do të bëjnë ato kompani, flitet për rehabilitim e modernizim të njësisë A3”, tha Bajrami.

Ajo tha se një situatë e tillë kaosi iu konvenon, sipas saj, keqbërësve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *