Bajram Begaj përgëzon kryeministrin e ri të Kanadasë për fitoren

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj përgëzoi sot Kryeministrin e ri të Kanadasë, Mark Carney, për fitoren në zgjedhje.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Në një mesazh të publikuar në profilin zyrtar në platformën “X”, Kreu i Shtetit shprehet për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve që ndajnë vlera të përbashkëta dhe që kanë si urë miqësie komunitetin shqiptar që jeton në Kanada.

“Urime për fitoren @MarkJCarney! Shqipëria dhe Kanadaja ndajnë vlera të përbashkëta demokratike dhe lidhen nga një urë e fortë miqësie: komuniteti shqiptar që jeton e punon në Kanada. Të punojmë së bashku për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve!”,shkroi Presidenti i Republikës në mesazhin e urimit drejtuar Kryeministrit kanadez Mark Carney.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *