Ambasada Austriake në Prishtinë njofton se që nga 1 marsi 2025, patent-shoferët e Kosovës të të gjitha kategorive do të jenë të barabartë me patent-shoferët austriakë.
Patent-shoferët kosovarë u njohën në Austri më 1 shtator 2023, me miratimin e marrëveshjes për krijimin e Bashkësisë së Transportit në nenin 23 të Ligjit për Patentë Shoferët (FSG). Bazuar në këtë, mbajtësit e patent-shoferëve kosovarë kanë të drejtën të drejtojnë automjetet përkohësisht në Austri. Nëse qëndrojnë mbi 6 muaj në Austri ose vendosin vendbanimin në Austri, duhet të konvertojnë patent-shoferin kosovar. Megjithatë, patent-shoferët kosovarë nuk ishin të barabartë me ata austriakë, ndaj konvertimi kërkonte një provim praktik të vozitjes.