Astrit Hyseni, kandidat i LDK-së për asamblist në Prishtinë: vizionar, profesionist dhe i përkushtuar për Dardaninë

Një djalosh ambicioz, vizionar dhe me përvojë të gjatë në administratë publike, Astrit Hyseni, do të garojë si kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Asamble Komunale në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Ai është pjesë e ekipit të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, duke sjellë me vete energji të reja dhe ide konkrete për zhvillimin e kryeqytetit.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Astrit Hyseni rrjedh nga një familje e shquar e Prishtinës, e cila ka dhënë kontribut të çmuar për çështjen kombëtare dhe ka përjetuar persekutime nga pushteti i atëhershëm jugosllav. Me këtë trashëgimi të krenarisë dhe përkushtimit, ai synon ta vazhdojë rrugën e shërbimit ndaj komunitetit.

Përvoja profesionale dhe arsimore

I lindur më 11 qershor 1987 në Prishtinë, Astriti ka mbi 15 vite eksperiencë në administratë publike dhe menaxhim. Aktualisht, ai është Udhëheqës i Divizionit për Teknologji Informative dhe Administrim të Dokumenteve në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Gjatë karrierës së tij, ka mbajtur pozita me përgjegjësi të lartë në fushën e teknologjisë informative, menaxhimit të aseteve dhe auditimit të brendshëm.

Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik – drejtimi Menaxhment Informatik, ndërsa është certifikuar në fusha të ndryshme të teknologjisë dhe auditimit. Përvoja e tij në institucione shtetërore dhe në borde vendimmarrëse e ka pajisur me aftësi të spikatura në udhëheqje, organizim dhe analiza.

Prioritetet për Dardaninë

Duke qenë banor i lagjes Dardani, Astrit Hyseni e njeh nga afër gjendjen dhe nevojat e komunitetit. Prioritetet e tij në këtë fushatë fokusohen në:

• Rregullimin e ndriçimit publik

• Përmirësimin e furnizimit me ujë në zonën e Kroit të Bardhë

• Fasadimin dhe ngjyrosjen e ndërtesave të dëmtuara

• Instalimin e kamerave për siguri publike

• Shtimin e kontejnerëve të vegjël në lagje

• Vendosjen e rrethojave të unifikuara (muri i gjallë)

• Instalimin e qeshmeve në parqet e Dardanisë

• Mirëmbajtjen e lodrave për fëmijë

Angazhimi për një Prishtinë më të mirë

Me një vizion të qartë dhe përvojë të dëshmuar, Astrit Hyseni premton se do të jetë zëri i qytetarëve në Asamble, duke punuar për rritjen e mirëqenies së banorëve të lagjes Dardani dhe të gjithë Prishtinës.

“Besoj se ndryshimi fillon nga gjërat konkrete. Prioriteti im është që qytetarët ta ndiejnë përmirësimin në jetën e tyre të përditshme,” – thekson Hyseni.

Astrit Hyseni mbanë numrin 54 në listën e LDK- së, “Prishtina Përtej”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *