“Asnjë provë nuk kanë kundër meje”, Rama: Më kanë bërë kriminel e hajdut

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj akuzave të vazhdueshme që i janë adresuar në opinionin publik, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe të pambështetura me fakte.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

“Si shpjegohet që ka njerëz që çdo natë çfarë nuk thonë. Unë jam shënjestra kryesore – kriminel, hajdut – por asnjë provë deri më sot. Vetëm dokrra,” u shpreh Rama.

Ai komentoi edhe përfoljet për jetën e tij private dhe konsumin e luksit, duke shtuar: “E pi verën 33 mijë euro. Lëshohet një fjalë, përsëritet dhe më pas kthehet në të vërtetë. Po çfarë është ky muhabet?”

Rama theksoi se përdorimi i metaforave në komunikimin e tij është mënyrë për t’u marrë me thelbin e çështjeve, duke refuzuar interpretimet sipërfaqësore të deklaratave të tij.