Arrestohet shtetasi turk. I konfiskohet butoks në vlerë 150 mijë euro

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, pas sigurimit të provave ka ndaluar një të dyshuar mashkull shtetas turk, tek i cili kanë gjetur një sasi  të materialit që përdoret në mjekësi (botoks). Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur edhe një sasi tjetër e materialit të njëjtë që është sekuestruar nga Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë. Vlera totale e materialit të sekuestruar sipas çmimit në treg sillet rreth 150 000 €. Në cilësi të provave materiale nga i dyshuari janë sekuestruar edhe 11 160€ para kesh. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *