Arrestohet një person për vjedhje të automjetit në Shtime

Më datë 12 maj 2025, rreth orës 13:40, stacioni policor në Shtime ka pranuar një informacion lidhur me një rast të vjedhjes së një automjeti të tipit Mercedes, me targa vendore.
Menjëherë pas pranimit të informacionit, janë aktivizuar njësitë relevante policore në nivel vendi dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Si rezultat i punës intensive të policisë, rreth orës 20:00, i dyshuari së bashku me automjetin e vjedhur është ndaluar në fshatin Llapnasellë, komuna e Graçanicës.
Njësia e Hetimeve pranë stacionit policor në Shtime e ka shoqëruar të dyshuarin dhe ka zhvilluar intervistimin e tij në prani të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.
Me urdhër të prokurorit të shtetit , i dyshuari Sh.Ll, 25 vjeçar është ndaluar për 48 orë.
Policia mbetet e përkushtuar për garantimin e sigurisë dhe sundimin e ligjit në gjithë vendin.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *