Arrestohet një person për falsifikim parash 

Njësitet policore të  Drejtorisë së Kryeqytetit, kanë arrestuar një person të dyshuar për falsifikim parash. Personi i dyshuar u arrestua vetëm pak minuta pasi kemi pranuar informatën se i njëjti ka tentuar të kryente një pagesë me para të falsifikuara. Në momentin e arrestimit personi i dyshuar ishte në një taksi (pasagjer), ku dhe ka tentuar të fshehë paratë e falsifikuara ( rreth 3000 euro që ishin  kartmonedha 200 prej eurosh), të cilat janë gjetë dhe sekuestruar nga ana e policisë. Policia e Kosovës ka nisur hetimet rreth rastit ndërkohë që personii dyshuar është dërguar në mbajtje.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *