Arrestohet një person pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje i lë babait të tij dy fishek në dhomë

Policia në Ferizaj njofton se dje rreth orës 19:10, stacioni policor në Han të Elezit ka pranuar një informacion për një incident të ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Han të Elezit.
Njësia patrulluese ka reaguar menjëherë dhe pas kontaktit me ankuesin është informuar se i dyshuari, djali i tij 25-vjeçar, për shkak të një mosmarrëveshje kishte lënë dy fishekë në dhomën e tij.
Në vijim të hetimeve dhe me autorizim të prokurorit, është realizuar bastisja e shtëpisë. Gjatë kontrollit në dhomën e ankuesit janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale:

– 2 armë zjarri (pistoleta)

– 46 fishekë

– 1 thikë

Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj personit të dyshuar, mashkull, 25 vjeç, është iniciuar rasti “Kanosje” dhe është ndaluar në mbajtje për 48 orë.
Ndërkohë, ndaj ankuesit, mashkull, 85 vjeç, është iniciuar rasti “Mbajtje në kontroll, posedim në pronësi të paautorizuar të armës” dhe ai është liruar në procedurë të rregullt.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *