Arrestohet një person në Prishtinë. Ishte në kërkim ndërkombëtar

Në orët e pasdites, në Prishtinë, Njësia FAST, me mbështetjen e Njësisë Rajonale për Reagim të Shpejtë (NJRSH) – Prishtinë, njofton se ka realizuar me sukses një aksion policor, duke arrestuar një person në kërkim ndërkombëtar.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë, dhe personi i arrestuar është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme ligjore, konfirmon policia.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër krimit dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për të sjellë para drejtësisë individët që kërkohen për vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *