Hetuesit policor të Kryeqytetit kanë arrestuar një person për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti ka qenë i përfshirë në së paku shtatë raste të grabitjeve dhe tentim grabitjeve të armatosura.Raste këto të ndodhura kohëve të fundit në kryeqytet.Ndaj personit të dyshuar me aktvendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Aktualisht po vazhdon puna hetimore në koordinim edhe me Hetuesit Rajonal, për zbardhjen e plotë të dyshimeve të ngritura për implikimin e të dyshuarit edhe në disa raste të tjera që po hetohen nga ana e policisë, thuhet në komunikatën e policisë.
Arrestohet një person i dyshuar për 7 grabitje të armatosura

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!