Arrestohen gjashtë persona për vrasje të trefishtë në Suedi

Policia suedeze ka arrestuar gjashtë persona në lidhje me një vrasje të dyshuar të trefishtë në një sallon flokësh në qytetin e Uppsalës.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Të arrestuarit janë të moshës nga 18 deri në 45 vjeç, sipas zyrës së prokurorit të shtetit. Njëri dyshohet se ka kryer vrasjet të martën në mbrëmje.

Një 16-vjeçar, i cili ishte arrestuar disa orë pas incidentit, u lirua të premten, raporton BBC.

Të tre viktimat e qëlluara për vdekje në sallon ishin midis moshës 15 dhe 20 vjeç. Sulmi ndodhi në prag të festivalit të pranverës Walpurgis, kur turma të mëdha njerëzish mbushën rrugët e Uppsalës.

Policia po heton mundësinë që të shtënat të lidhen me krimin e bandave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *