Arrestohen e më pas lirohen katër të dyshuar për shitje të pa autorizuar të armëve

Policia e Kosovës respektivisht Sektori i Hetimeve i Departamentit të Kufirit, mbështetur edhe nga njësitë tjera relevante, ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, nën dyshimin e bazuar për kryerje të veprës penale ‘’Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e pa autorizuar e armëve ose mjeteve plasëse”, neni 364 i KPRK-së.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Lidhur me rastin janë bastisur tetë (8) lokacione në rajonin e Prishtinës, ku si rezultat i kësaj, janë gjetur dhe sekuestruar: 

• një pushkë automatike AK-47, 

• njëzet e tre (23) fishekë, 

• dy magazina (karikator), 

• një bajonetë,  

• një thikë, 

• shtatëdhjetë  e tetë (78) gram të substancës së dyshuar narkotike, 

• si dhe pajisje elektronike, gjithësej shtatë telefonë celularë. 

Pas marrjes në pyetje dhe procedurave të rastit, me urdhër të prokurorit të rastit, katër të dyshuarit meshkuj kosovarë janë liruar në procedurë të rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *