Arrestohen dy të dyshuar për “vrasje në tentativë” 

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në koordinim me Prokurorinë Themelore ka arrestuar dy persona të dyshuar për një rast “vrasje në tentativë”.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Pas publikimit të fotografive të të dyshuarve S. T. dhe E. B. më 6 shkurt 2025, policia ka vazhduar hetimet intensive për lokalizimin dhe arrestimin e tyre. Më 22 shkurt 2025, Sektori Rajonal i Hetimeve, përmes rrugëve operative, ka pranuar informacione mbi vendndodhjen e tyre. Policia ka arritur t’i arrestojë ata në një objekt banesor në Fushë Kosovë. 

Në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dy telefona mobil dhe dy copë fishekë, ndërsa të dyshuarit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndalur në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *