Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Njësinë Rajonale të Policisë në Prizren, Drejtorinë për Krim të Organizuar dhe NjësinëNJSO, është realizuar kontroll në dy lokacione me ç’rast janë arrestuar dy të dyshuar D.G., dhe L.G., për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 par. 2, lidhur me par.1 lidhur me nenin 31, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Të pandehurit e arrestuar, dyshohet se duke shfrytëzuar gjendjen e rënduar financiare të viktimës, të njëjtit i kanë dhënë të holla me kamata mujore prej 15% – 20%. I dëmtuari disa herë ka paguar kamata, dhe kur i njëjti nuk ka arritur që t’i paguaj kamatat mujore, të pandehurit i kanë vënë kamata javore, me ç’rast si rezultat i kamatave të larta, kanë arritur vlera të pa përballueshme për viktimën.
Të pandehurit e arrestuar, gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh, dhe brenda afatit ligjor, për të njëjtit, prokuroria do të parashtroj kërkesë për caktim të masës së paraburgimit.