Arrestohen dy persona të kërkuar në Ferizaj

Policia e stacionit në Ferizaj, në bashkëpunim me njësitë relevante, ka realizuar me sukses arrestimin e dy personave të kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, në dy lokacione të ndara. Në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj, në shtëpinë e tij është arrestuar i dyshuari E.K. (19 vjeç), i cili ishte i kërkuar për veprën penale “Dhunim”. Pas arrestimit, ai është dërguar për vuajtje të dënimit prej dy (2) vitesh. Në një rast tjetër, në fshatin Dubravë, është arrestuar i dyshuari E.A. (18 vjeç), i kërkuar për veprën penale “Grabitja”. Edhe ai është dërguar për vuajtje të dënimit prej një (1) viti.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *