Arrestohen dy persona tё dyshuar për veprën penale ‘mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve’

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Deçan, me datën 23.02.2025, rreth orёs 21:40, një patrullë policore ka vёrejtur njё veturё tё dyshuar e cila ishte e parkuar nё parkingune njё pompe tё derivateve.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Patrulla policore, pas legjitimimit tё personave tё cilёt ishin nё veturё, gjatё kontrollit tё personave dhe veturёs, ka gjetur dhe ka sekuestruar:

• njё (1) armё Sarsilmaz 2000 kal: 9mm dhe njё (1) karikator të sё njëjtёs armё,

• njё (1) armё CZ 999 kal: 9mm dhe njё (1) karikator të sё njëjtës armë,

• njё (1) armё Reximex kal: 9x19mm dhe njё(1) karikator i sё njejtёs armё,

• tetёdhjetё e dy (82) copё fishekë 9×19 mm,

• njё mjet i mprehtё (brisk).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *