Janë arrestuar dy të dyshuar pasi që me datë 02.04.2025, rreth orës 19:00, kanë sulmuar me armë një person në një lokal në Istog. Viktima ёshtё dёrguar nё QKMF-Istog, pёr trajtim mjekёsor.
Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit, ndërsa pas njё pune intensive tё hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime, me datёn 04.04.2025, ёshtё identifikuar dhe arrestuar njёri nga personat e dyshuar, ndёrsa sot me datё 07.04.2025, nё vazhdimësi tё veprimeve hetimore ёshtё arrestuar edhe i dyshuari i dytё, tek i cili ёshtё gjetur dhe sekuestruar, njё (1) armё pistoletё 7.62mm, njё (1) karikator i sёnjëjtës armё dhe shtatё (7) copё fishekё 7.62mm. Tё dyshuarit e arrestuar me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё.