Arrestohen 3 persona për keqpërdorim të kartelave të bankës

Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, pas veprimeve hetimore në bashkërendim me Prokurorinë e Shtetit si dhe me mbështetjen e njësive tjera relevante policore, ka zhvilluar kontrolle në 3 lokacione të ndryshme në Prishtinë të cilat kanë rezultuar me arrestimin e tre(3) personave të dyshuar. Lidhur me rastin personat e dyshuar  nga të cilët dy shtetas turk dhe një i Maqedonisë së Veriut dyshohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, kanë keqpërdorur kartelabankare të shtetasve të huaj dhe POS terminale të bankave vendore, dhe me këtë rast të njëjtit kanë konsumuar veprën penale ‘Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit’.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *