Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomikedhe Korrupsionit me datën 29.05.2025 sipas Planit Operativ “PATENTA” karealizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore Prishtinë me ç’rast në rajonin e Prishtinë , Gjilanit dhe Gjakovës janë kontrolluar 10 lokacione të ndryshmesi; shtëpi private, zyrat rajonale të MMPHI-së -koordinatorë/ekzaminerë dhe biznese me veprimtari të auto shkollës.
Hetimet për ketë rast kanë filluar muaj më parë me ç’rast janë aplikuar masate veçanta të hetimit përmes të cilave janë arritur të sigurohen dëshmi tëmjaftueshme për veprat penale ’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”, “Ushtrim ndikimi” dhe “Mbajtja nëpronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, duke u dëshmuar se njëmbëdhjetë të dyshuar meshkuj kosovarë në forma të ndryshme nëvazhdimësi kanë ndihmuar kandidatë të shumtë për tu pajisur me patentëshofer të kategorive të ndryshme, me qëllim të përfitimit material për vete apopër persona të tjerë, gjithnjë në kundërshtim me ligjin.
Gjate kontrollit janë sekuestruar provat si në vijim :
• një AK47,
• dy revole,
• 224 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm,
• para të gatshme (16.145 euro dhe 6660 franga zvicerane),
• 17 telefona mobil,
• 3 PC,
• 2 USB
• si dhe dokumentacion relevant për procedurë të mëtejme hetimore.
Lidhur me rastin personat e dyshuar janë shoqëruar për intervistim dhe me vendim të prokurorit dhjetë prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 ore, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt.