Arrestohen 10 persona. Trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri. U konfiskohet edhe armatim

Policia e Shqipërisë ka shpërndarë pamjet nga operacioni i koduar Puzzle në kuadër të të cilit u shkatërruar një grup kriminal që trafikonte armë zjarri nga Kosovë në Shqipëri.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Gjatë operacionit u sekuestruan 14 armë zjarri (12 armë zjarri pistoletë, njëra prej tyre me silenciator dhe 2 automatik), 2077 fara kanabisi, krehra e municion luftarak, 3 automjete, dhe 8 aparate celular.

Në kuadër të operacionit u identifikuan 12 persona, 10 prej tyre u vunë në pranga ndërsa 2 u shpallën në kërkim.

Në pranga u vunë shtetasit Emirel Tusha, Leandro Haxhiaj, Fabricio Berberi, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj, Adriano Shehu, ndërsa u shpallën në kërkim Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *